9.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Ymeri i përkushtuar për fuqizim të Vetëvendosjes

visar ymeriKandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se do të angazhohet ta ndërkombëtarizojë të drejtën e vetëvendosjes për popullin e Kosovës dhe demokracinë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai pasi votoi në zgjedhjet e sotme për kryetar të Vetëvendosje, ku është i vetmi kandidat, tha se këtë proces e sheh si moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Vetëvendosjen dhe për zhvillimet politike në Kosovë.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm i demokracisë në Lëvizjen Vetëvendosje, por mendoj se është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për zhvillimet politike në Kosovë, duke pasur parasysh që Lëvizja Vetëvendosje është organizata e vetme politike në Kosovë, e cila e aplikon demokracinë e drejtpërdrejtë, pra zgjedhjen e drejtpërdrejtë nga e tërë anëtarësia për çështjet e rëndësishme të saj, për vendimet e rëndësishme statusore dhe programatike, si dhe për zgjedhjen e personit që do ta drejtojë Lëvizjen për mandatin trevjeçar”.

Ymeri thotë se do të punojë në fuqizimin e Lëvizjes në secilën degë edhe jashtë vendit.

“Gjatë këtyre dy ditëve e tërë anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje do ta ketë rastin që të votojë për këto dy çështje, ne i kemi organizuar diku mbi 200 vendvotime statike gjithandej nëpër Kosovë dhe në disa prej vendeve evropiane ku kemi mërgatë shqiptare dhe ku kemi organizim të Lëvizjes Vetëvendosje. Kemi organizuar disa vendvotime mobile, për t’iu mundësuar kështu të gjithë aktivistëve të Vetëvendosjes, pavarësisht se ku jetojnë ata, që ta shprehin vullnetin e tyre për zhvillimet politike brenda organizatës”, tha ai.

Më Shumë

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Në Bajram Curr nesër bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinani

Më 5 maj (e diel), duke filluar në orën 12:00, në Bajram Curr bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinanit. Shtatorja është punuar nga...

Lajmet e Fundit