9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Ymeri: Po të shkarkohej Jabllanoviqi… nuk do të mbahej protesta

visar ymeriShefi i Grupit Parlamentar Visar Ymeri tha se protesta filloi në ora 12, se ishte një marsh i shkurtër dhe se kur shkuam aty e pamë që policia kishte bllokuar tërë sheshin, me disa grila, që na kanë bërë ashtu siç na quajti Jabllanoviqi, “egërsira”.

“Ne kërkuam që grilat të hiqen, sepse hapësira publike nuk bën të bllokohet nga Policia e Qeveria”, tha Ymeri, në një prononcim për KTV-në. “Ultimatumi ynë nuk u respektua dhe ne filluam vet që të i heqim grilat”.

“Me të filluar heqjen e grilave, Policia ka filluar që të sulmojë protestuesit. Ajo ka qenë jashtëzakonisht brutale”.

Në konstatimin se Mustafa dhe Thaçi kanë akuzuar partitë opozitare se po duan ta marrin pushtetin me dhunë dhe se Jabllanoviqi nuk është synimi i tyre por Qeveria, Ymeri është përgjigjur:

“Ne i kemi thënë të shtunën edhe Isa Mustafës edhe Hashim Thaçit, shkarkojeni Jabllanoviqit, sjellni ligjin për Trepçën dhe nuk do të kishte pasur arsye për protestë. Përgjegjësia është e Qeverisë e cila i është nënshtruar Serbisë. Ne vazhdojmë të insistojmë që Jabllanoviqi duhet shkarkuar dhe Trepça duhet kthyer në ndërmarrje publike”.

Ymeri ka falënderuar personelin mjekësor për një sjellje jashtëzakonisht të mirë ndaj protestuesve të sulmuar nga policia.

Më Shumë

Malisheva e nis mbarë stinorin pranveror

Skuadra e Malishevës e ka hapur me sukses pjesën pranverore të Superligës së Kosovës, duke regjistruar fitore minimale ndaj Prishtinës së Re në stadiumin...

Bashkimi më i mirë se Ylli në Suharekë

Bashkimi ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit mposhtën Golden Eagle Yllin në derbin...

Lajmet e Fundit