Protesta dëmtoi Kosovën

Mustafa-Thai15Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi në një konferencë të përbashkët për media kanë folur për protestën e sotme.

Kryeministri Mustafa, ka thënë se Qeveria i ka përcjell me shqetësim të thellë ngjarjet e dhunshme në sheshet kryesore të kryeqytetit në protestën e organizuar nga partitë politike opozitare.

“Qeveria e dënon ashpër dhunën e ushtruar nga ana e protestuesve gjë që qoj e eskalimin ekstrem të situatës dhe në rrezikimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje të thellë për të lënduarit në protestën e sotme. Qeveria dënon nxitjen politike dhe dhunën e ushtruar gjatë tërë ditës ndaj institucioneve publike, qytetarëve, pronën private dhe ndaj policisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës konsideron se është tepër e dëmshme që për qëllime politike të krijohen ndasi nder etnike në Kosovë”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se policia gjatë kryerjes së detyrës së saj kushtetuese është përballur me ultimatume politike të paligjshme.

Sipas tij, policia është sulmuar ashpër nga protestuesit me gurë, me mjete tjera të forta dhe me koktej molotovi. “Protesta e sotme e motivuar politikisht i ka bërë dëme shtetit të Kosovës”, është shprehur Mustafa.

Ndërsa zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, ka thënë kjo protestë nuk ka pasur objektiva qytetare por objektiva politike ditore.

“Protesta e së shtunës dhe kjo e sotshmja nuk ka pasur objektiva qytetare, por thjesht objektiva politike ditore. Ato nuk kanë qenë të organizuar nga vullneti qytetar, por nga tri subjekte politike opozitare. Dialogu, komunikimi mes pozitës dhe opozitës duhet të zhvillohet në parlament dhe jo në sheshe”, ka thënë Thaçi.

Ai ka deklaruar se shteti i Kosovës kurrë nuk do të dorëzohen para dhunës dhe para protestave të instrumentalizuara.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Lajmet e Fundit