7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Ymeri: Prej sot nuk ka opozitë të bashkuar

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se prej sot nuk ka bashkëpunim në mes tri partive opozitare. Ymeri tha se AAK e Nisma kanë vendosur që tash e tutje kundërshtimin e tyre ta vazhdojnë pa Vetëvendosjen. Ky vendim u bë i ditur pas takimit të sotëm të kryetarëve të tri partive opozitare.

Ai në një intervistë në emisionin “Argument Plus” në RTV21 ka thënë se vendimet e njëanshme të AAK’së kanë ndikuar në ftohjen e raporteve në mes opozitës.

“Kemi pasur disa momente të vendimeve të njëanshme kryesisht të AAK’së, të cilat e kanë dëmtuar kauzën tonë të përbashkët. Shkuarja e Haradinajt tek Presidentja ka qenë njëri prej momenteve që e ka dëmtuar kauzën e kundërshtimit dhe rezistencës”, ka thënë Ymeri.

Ai ka ripërsëritur se nuk do ti bashkohen protestës së 14 majit të thirrur nga AAK’ja.

“Nëse nuk ndodh një dakordim i ri ne nuk do të marrim pjesë”, u shpreh Ymeri.

Më Shumë

Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë

Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete,...

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Lajmet e Fundit