6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Zafa godet Buxhovin, Matoshin, Robellin e Goranin, ja si i quan

Deputeti i partisë Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga historiani Jusuf Buxhovi, i cili dje deklaroi për media se “Ata që na çliruan nga pushtimi serb, të na çlirojnë ‘nga çlirimtarët tanë’”.

Deputeti nga Prizreni përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se fushta kundër ish luftëtarve të UÇK-së nga një grumbull siç thotë mbeturinash, të shoqërisë është e rrezikshme për të ardhem e vendit.

Berisha ka goditur edhe analistët tjerë, Halil Matoshin, Enver Robellin e Dukagjin Goranin për të cilët ka thënë se nuk po dinë ta ndajnë të zezën nga e bardha.

Zafa ka publikuar në faqen e tij në Facebook një link ku gjenden video të tetë masakrave më të mëdha të kryera nga okupatori serb në Kosovë.

Më poshtë gjeni shkrimin origjinal të deputetit Berisha i cili përmban shumë gabime drejtshkrimore:

Keto pamje eshte mir me i shiqu para se me henger m… ne opinion H.Matoshi , E.Robelli, D.Gorani e soji i tyne te cilet nuk jan ka din me i nda te zezen prej te bardhes nga okupimi i shprirtit te tyre nga injoranca. Ndersa J.Buxhovi nje informator i UDB i cili si gjoja korrospodent i Rilindjes ne Gjermani kishte per detyr ti spiunonte veprimtaret e diaspores, nuk pritet mir nga ai me fol naj gje te menqur sepse misoni tij vazhdon te jet aj qe ka pasur,te baltos gjithqka qe eshte shiptare. Fushta kunder ish luftetarve te UCK-se nga nje grumbulle mbeturinashe te shoqrise eshte e rezikshme per te ardhmnen e vendit, kta injoramt jo qe sdin me e nda luften dhe veprimet e pahishme te disave pas lufte por e bejn me qellime te poshtra te ngarkuar nga mrendia e shpirtit te poshter qe kan ngase kan ngec ne momente historeike per vendin dhe tendencat e tyre per me u be Ambasator,Misnistra e Deputete nuk ju ka dhez, tash jan fute ne fushaten e poshter kunder te kalures se aferte historike per me i kriu teren vetes ne realizim te ambicieve te tyre meskine. Hashim a je duke pa ku e ke katandis Kosoven.
Z.B
/Kosova Sot/

Më Shumë

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit