Rron Qena, ekspozitë në Beograd dhe në Prishtinë

Një prej piktorëve më të talentuar kosovarë, Rron Qena do të mbajë dy ekspozita personale, të parën në Beograd ndërsa të dytën në Prishtinë.

Ekspozitat vijnë në kuadër të programit Baushtellë: Balkan Temple, e cila po sjellë artistë nga tri shtete në shkëmbime kulturore.

Me datë 28 korrik, Qena ekspozon në Inex Gallery në Beograd, ndërsa me 21 gusht në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Ekspozitat e Rronit kanë udhëtuar nëpër Evropë, ndërsa është e njohur paraqitja e tij në Café Rouge Gallery në Paris. Kohëve të fundit ai kalon shumë kohë në Shkodër, ku punën në artin e tij dhe në murale.

Gjithsej 30 evente kulturore do të ndodhin këtë verë në Prishtinë, Beograd dhe Cyrih organizuar nga Baushtellë: Balkan Temple, sivjet me konceptin “Në çka beson?”.

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit