Vetëvritet një shqiptar nga Medvegja pasi iu mor shtetësia dhe pensioni

Një shqiptar i moshuar nga Kosova Lindore është vetëvrarë pasi autoritetet serbe ia morën shtetësinë dhe e lanë pa pension, raporton Bujanoci.net

Ndërkohë nëpërmjet një reagimi për media Lëvizja Qytetare Vatra thekson se ndjen keqardhje të thellë me rastin e vetëvrasjes së plakut 78 vjeçar, Zeqir Sinani, nga Medvegja, i cili posa kuptoi se i është marrë shtetësia nga pushteti serb, e si pasojë e saj iu ndal edhe pensioni, e në pamundësi për të jetuar pa të vetmin burim, pension, vendosi t’i japë fund jetës së tij.

“Ne, Lëvizja Vatra shprehim indinjatën e thellë për veprimin kriminal të shtytjes në vrasje që po bën politika serbe ndaj shqiptarëve, ku ne si Lëvizje ka kohë që kemi alarmuar faktorin kombëtar dhe ndërkombëtar për këtë problematikë, siç është marrja e shtetësisë mijëra qytetarëve të Bujanocit, Preshevës, Medvegjë. A thua edhe sa luginas duhet të vetëvriten që faktori ndërkombëtar të kuptojë me të vërtetë gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore, duku iu shkelur të drejtat më elementare të jetës, që është e drejta e shtetësisë, pensioni, siguria, shkollimi etj”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vatra.

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Lajmet e Fundit