3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Zafir Berisha dorëzon projektligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë

Grupi i deputetëve nënshkrues për nismën legjislative: për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve, ka dorëzuar sot projektligjin për këtë nismë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur deputetit i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha.

“Në bazë të nenit 79 të Kushtetutës së Republikës, nenit 53 të rregullores së Kuvendit, të nenit 5, paragrafi 1, pika 2, dhe të nenit 8 të Ligjit nr 04/-L-025 për nismën legjislative. I procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim, Projektligji për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve”, ka njoftuar ai në profilin e tij në Facebook.

Deputeti Zafir Berisha, i autorizuar i Grupit të deputetëve nënshkrues, do ta prezantojë dhe arsyetojë projektligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve në seancën plenare të Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet ky projektligj. /21Media

Më Shumë

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Lajmet e Fundit