2.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Zafir Berisha e quan “fontanë dëshirash” mocionin e LDK-së për rrëzimin e qeverisë

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka komentuar deklaratat e fundit nga zyrtarë të LDK-së të cilët po paralajmërojnë mocion për rrëzimin e qeverisë.Berisha i cili është deputeti që ka abstenuar në votimin e qeverisë Haradinaj ka thënë për lajmi.net se nuk mbështetë ide të cilat janë pa mbulesë dhe boshe.Sipas tij, LDK-ja aktualisht nuk ka ndonjë arsye të qëndrueshme për rrëzimin e qeverisë.

“Unë kam thënë që mundem me mbështetë mocion, por jo çdo mocion. Aktualisht LDK-ja nuk ka ndonjë arsye të qëndrueshme që duhet me mbështetë mocionin e saj, në fund të fundit ata po bëjnë politikë opozitare, unë nuk i përkas subjektit në opozitë, por në pushtet. Kështu që s’kam nevoj me mbështetë ide pa mbulesë dhe boshe”, ka thënë Berisha.

Deputeti i Nismës muaj më parë i kishte bërë thirrje LDK-së e VV-së që t’i bëjnë 60 vota për rrëzimin e qeverisë, duke shtuar se ai do të jetë i 61-ti.Por në kohën kur LDK-ja po thotë se në pranverë mund të rrëzohet qeveria, Berisha mocionin e mundshëm nga partia e Isa Mustafës po e cilëson si “fontanë dëshirash”.Sipas Berishës, mocionet bëhen kur qeveria dështon në realizimin e projekteve të mëdha.“Rrëzimi i qeverisë nuk është fontanë dëshirash. Qeveria rrëzohet atëherë kur dështon misionin e saj për ndërtimin e shtetit dhe projektet e mëdha. Qeveria Haradinaj ende nuk i ka të plota 100 ditë dhe ta shohim tash a ka opozita ndonjë argument se ka dështuar kjo qeveri. Fontanat e dëshirave nuk i mbështesë”, theksoi deputeti i Nismës për Kosovën.

Ai ka komentuar edhe 100 ditët e para të punës në qeverinë Haradinaj.Berisha vlerësoi se ka pritur më shumë, por që zgjedhjet lokale kanë bërë që të ketë ngecje.“Kam pritur më shumë si gjithë qytetarët te qeveria Haradinaj. Por duhet të jemi korrekt pasi gjatë kohës së këtij 100 ditëshi komplet situate ka qenë emergjente në Kosovë për shkak të zgjedhjeve. Edhe ministrat dhe kryeministri përveç punëve në qeveri kanë qenë edhe në fushatë, kështu që edhe nëse ka ndonjë ngecje nuk duhet me ia zanë për të madhe.”, tha tutje Berisha për lajmi.netIsh-kandidati për kryetar të Prizrenit ishte optimist se situata ka filluar të stabilizohet, pasi edhe Parlamenti ka filluar punën.“Situata është stabilizuar, javën e kaluar ka fillu edhe Parlamenti me punu dhe ta shohim”, ka përfunduar Zafir Berisha.Ishte nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili e ftoi Lëvizjen Vetëvendosje që të bëhen bashkë në rrëzimin e qeverisë.

Më Shumë

Limaj: Koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në hapjen e fushatës elektorale në Prishtinë, ka thënë se është koha që ta çojnë Kosovën drejtë NATO-s. Ai...

Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një grua dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Në raportin 24 orësh të Policisë së...

Lajmet e Fundit