2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Zafir Berisha ia liron vendin Shukri Qunit në Kuvend të Prizrenit

Ish-kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha është tërhequr nga asambleja e Komunës, për t’i liruar vendin asamblistit, Shkuri Quni.

Kështu ka bërë të ditur Berisha përmes Facebook-ut.

“Për arsye të angazhimeve të tjera partiake dhe publike në vazhdën e avancimit të frymën socialdemokrate të Nisma-s, nuk do të angazhohem në Kuvendin e Prizrenit”, njofton Berisha.

“Jam i bindur se me përgjegjësi të madhe sikurse edhe deri sot, Shukri Quni për mandatin e 5-të në Kuvendin e Prizrenit, si njeri i dëshmuar dhe punëtor i arsimit dhe invalid i UÇK-së, nuk do të ndalet asnjëherë për ti shërbyer qytetarëve të Prizrenit në katër vitet e ardhshme!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Lajmet e Fundit