3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Zafir Berisha kërkon burgosjen e ‘hajnave’ të Mytaher Haskukës

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha i është kundërpërgjigjur kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Ai e quan Haskukën “mashtrues dhe të pafytyrë”.

Berisha kërkon ‘burgosjen e hajnave’.

“Hajnat në burg! Me ‘Mytën’ nuk mytet korrupsioni”, shkruan Berisha në Facebook

Ky reagim i Berishës ka ardhur pasi që Haskuka në një postim në Facebook e quajti analfabet.

“Mashtruesit dhe të pafytyrët si Myta, për të këqijat që i bëjnë Prizrenit e mundohen të fshihen sipas thinjës “mbrojtja sulmi më i mirë”, është i përshkruar edhe në literaturën islame: Hipokrizia është një sëmundje e brendshme e njeriut, e atij që nuk është i bindur në porositë kuranore dhe në hadithet e Pejgamberit a.s. Njerëzit e tillë janë të sëmurë në shpirt, dyshojnë në besimin e tyre. Ata çrregullojnë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, bëjnë intriga, gënjejnë dhe bëjnë vepra të këqija”!”, shkruan Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit