23 C
Prizren
E diel, 4 Maj, 2025

Zafir Berisha: Klani “Pronto”, edhe pas humbjes, po abuzon me komunën e Prizrenit

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha thotë se “Klani “Pronto” , ka filluar të abuzojë me institucionet komunale”.

Sipas tij, ky klan ka vazhduar me punësime të paligjshme.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje në Facebook

“Klanit Pronto dhe mbështetësit e tyre politikë në Prizren, përfundimisht me 19 nëntor e humbën pushtetin dhe kaluan në opozitë, si rezultat i vullnetit qytetar. Përkundër kësaj Klani Pronto vazhdon me abuzimin e institucioneve komunale,

Klanit Pronto nuk i mjaftoj abuzimi me pushtetin për 10 vite, përkundrazi në ditët e tyre të fundit në pushtet kanë vazhduar me punësime të paliqshëme dhe klienteliste, me vazhdim të njëanshëm të kontratave të punës për militantët e tyre partiak, me hapjen e proceseve të tenderave pa mbulesë financiare, e shumë veprime të tjera arbitrare.

Ne bëjmë apel publik, që të ndalen këto veprime arbitrare, ngase të gjithë ata zyrtar komunal të cilët janë duke abuzuar me pushtetin dhe autoritetin e tyre ligjor, do të proceohen në prokurori dhe gjykata.

Gjithashtu të gjitha punësimet e militantëve të Klanit Pronto, do të anulohen, do ti ndërpriten kontratat e njëanshme të punësimit, ngase të njejtat janë joligjore.

Do të rishqyrtohen dhe anulohen të gjitha procedurat e tenderimeve në periudhën e transicionit të pushteteve, shumë operator ekonomik do të pësojnë, si pasojë e tenderimeve arbitrare.

Udhëheqja e re komunale me Mytahir Haskukën kryetar, do të jetë shumë energjike dhe e pa kompromis ndaj të gjithë abuzuesve dhe përfituesve të cilët në mënyrë të kundërliqshme e dëmtojnë interesin dhe paran publike. Ndalni abuzimet, reagimi ynë institucional do të jetë shumë i ashpër dhe pa kompromis”, ka shkruar në profilin e tij në facebook Zafir Berisha.

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat deri në 23 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të...

I kërkuari për veprat penale me narkotikë arrestohet në Rahovec, dërgohet në burg

Policia e Kosovës ka realizuar arrestimin e një personi të kërkuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe...

Lajmet e Fundit