13.9 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Zafir Berisha: Kohën e lirë e kaloj duke gjuajtur me armë në mal

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga NISMA, Zafir Berisha, në një intervistë për arbresh.info, ka treguar më shumë rreth jetës së tij private.

“Zafa”, siç quhet në Prizren, tregon se shumë shpesh vendos që ta vizitojë fshatin e tij të lindjes, Billushën, si vend ku kryqëzohet nostalgjia dhe dashuria e tij për fëmijërinë dhe njerëzit me të cilët është rritur.

Ai tha se gjatë kohës së lirë del shpesh me shoqëri dhe gjuan me armë, me gjahtarinë si pasion i tij i kamotshëm.

Ai e rifreskoi atë që kishte thënë para dy viteve, se “interesant dhe lajm është Zafa me u pa me violinë, e jo me u pa me armë në mal”.

“Unë natyrisht që kohën e lirë e kaloj me shokë dhe miq, pasion të veçantë e kam atë që më lidhet me jetën, pra, sporti i gjahtarisë, dhe ky sport i cili ndoshta dikujt po i bien në sy, por, ashtu siç e kam thënë edhe më herët, interesant dhe lajm është me e pa Zafën me violinë, e jo me armë në mal. Kjo është një storie e jetës së përditshme që e kaloj si qytetar bashkë me gjithë hallet dhe problemet që ka shoqëria jonë”, tha Berisha./arbresh.info/

Më Shumë

Sulmoi me thikë dy persona në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me thikë dy burra në Suharekë. Sipas raportit 24-orësh, viktimat...

Derbi i madh në Prizren: Bashkimi synon fitoren e pestë ndaj Yllit

Sot, Prizreni do të jetë në qendër të vëmendjes së basketbollit kosovar, ku përballen Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi, në kuadër të javës së...

Lajmet e Fundit