18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Zafir Berisha kthehet nga Haga

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha është kthyer sot në Kosovë, pas intervistimit nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ish-komandanti i UÇK-së ditë më parë kishte pranuar thirrjen nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë.

Berisha kishte thënë se ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë shpreson të jetë e fundit që mundohet për ta njollosur luftën e UÇK-së.

Ai u prit nga një numër i madh mbështetësish me të mbërritur në Aeroportin e Prishtinës.

“Komandant Zafir Berisha sonte u kthye në Kosovë me kokën lartë, faqebardhë dhe shumë krenarë sepse atë që e bëri në luftë, e bëri edhe sot në paqe, mbrojti me dinjitet krenarinë tonë kombëtare UÇK-në dhe luftën e drejtë të saj për liri. Mirë se erdhe Komandant Zafa, jemi përherë krenarë me ty dhe gjithë luftëtarët e UÇK-së.” është mesazhi i tyre.

Më Shumë

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit