13.8 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Zafir Berisha: Opozita po mbron Kushtetutshmërinë dhe ligjet në Kosovë

Këshilli Drejtues i Bashkimit Demokratik në Prizren ka mbajtu mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua për gjendjen politike, ekonomike dhe sociale ne vend, si dhe për situatën në qytetin e Prizrenit.

Kryetari i BD-së Zafir Berisha njoftoi Këshillin Drejtues për rrjedhat politike në vend veçanërisht për situatën e rëndë që po mbretëron në Kuvendin e Kosovës e cila vjen si rezultat i marrëveshjeve tepër të dëmshme të cilat i ka nënshkruar Kryeministri i vendit. Ai tha se marrëveshja për Bashkësitë e Komunave Serbe është e patolerueshme dhe për këtë opozita është duke i ndërmarrë të gjitha hapat, që duke kundërshtuar këtë marrëveshje ajo është duke mbrojtur Kushtetutshmërinë dhe ligjet në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë si opozitë konstruktive që t’i përfaqësojmë interesat e qytetarëve të Kosovës për të cilat edhe kemi marrë besimin e tyre, por asnjëherë nuk do të lejojmë që njerëzit të cilët nuk kanë mandate për të vendosur për fatin e Kosovës, të vendosin pa e pyetur sovranin e këtij vendi i cili është qytetar i Kosovës”, tha Berisha.

Skënder Susuri kryetar i Kuvendarëve të BD-së në Komunën e Prizrenit tha se grupi i BD-së në kuvend ka qenë dhe është konstruktiv për të gjitha çështjet të cilat i kanë shërbyer interesave të qytetarëve, të gjitha ato propozime apo nisma të cilat kanë qenë arbitrare dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve i kemi kundërshtuar dhe do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të BD-së u zotuan për fuqizimin e strukturave në teren si dhe për angazhimin e aktivistëve të saj në komunikim me qytetarët; duke filluar nga java e ardhshme e në vazhdim kryetari i BD-së dhe strukturat e tjera do të jenë në bashkëbisedim të vazhdueshëm me qytetarët. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Abrashi i VV-së: Krejt çka mbetet është me shpresu që opozita të reflektojë, që s’e kanë humbur arsyen

Artan Abrashi i Lëvizjes Vetëvendosje referuar bllokadës së Kuvendit të Kosovës, ka mbetur vetëm një gjë: “shpresa” që partitë ish-opozitare “të reflektojë”. KLIKO https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/876934154597918 Sipas, tij...

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Suharekë. Në njoftim thuhet se një burrë ka sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit