11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Zafir Berisha: Parapolitika i ka futur duart në drejtësi

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha thotë se drejtësia në Kosovë është kapur nga politika. Sipas tij, në Kosovë ka qindra raste kur politika i ka futur duart në Gjyqësor.

“Drejtësia në Kosovë s’do koment, sepse është e kapur nga parapolitika e partive në pushtet. Këtë s’e them vetëm kështu, por në të gjitha raportet ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile del të jetë e këtillë. Veprimet e drejtësisë, kur bëhet fjalë për persona të partive, siç është rasti me ministra e kryetarë komunash, e zvarrisin çështjet deri në atë shkallë, sa të bëhet e pavlerë”, thotë deputeti Zafir Berisha për Kosova Sot.

“Është më se normale që korrupsioni nuk mund të luftohet, nëse prokurorët dhe gjyqtarët flirtojnë me politikën dhe kjo gjë dihet. Fatkeqësisht në Kosovë ka qindra raste kur politika po fut duart në Gjyqësor, prandaj drejtësia në Kosovë lëngon shumë”.

“Praktika e deritanishme e ka dëshmuar se politika ka qenë jo vetëm fort e lidhur me sistemin e drejtësisë, por edhe duke e kontrolluar atë. Krimi dhe korrupsioni në pushtet luftohet vetëm duke pasur Prokuroria një marrëdhënie të ftohtë dhe të distancuar me politikën, sepse kjo e fundit vetëm ashtu heq ndikimin e vete te ky sistem”.

“Ata që e njohin mirë politikën dhe drejtësinë thonë se Kosovës do t’i duhet shumë kohë për t’i ndarë këto dyja, pra politikën dhe drejtësinë”/Kosova Sot/

Më Shumë

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pasi nuk mundi të hyjë në qeverinë “Kurti 3”. Balje, përmes një postimi në facebook ka...

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Lajmet e Fundit