Zafir Berisha përkujton dëshmorët në Vërri

Kryetari i NISMA Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka përkujtuar betejën e UÇK-së në Vërri.

Ai, sot ka vizituar dhe vendosur lule në lapidarët e dëshmorëve në fshatin Hoqë e Qytetit, Jeshkovë dhe Malësi e Vërrinit.

“Duke kujtuar përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë së Kosovës”, tha Berisha.

“Vepra e tyre na jep forcë e motiv që të punojmë edhe më shumë për realizimin e ëndrrës së tyre për një shtet të fortë”, tha Berisha.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit