9.7 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Zafir Berisha takohet me djaloshin që u bë protagonist i luftës nëpërmjet një fotografie

 

Ai ishte vetëm dy vjeçar kur u fotografua nga gazetarja amerikane, Carol Guzy.

Shala në atë moment kalonte përmes gardhit me tela e gjemba në duart e familjarëve.

E pikërisht këtë fotografi tani 23 vjeçari e ka edhe si tatuazh në në dorë.

Agim Shala sot u takua me ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berishën.

Berisha publikoi edhe fotografi të takimit.

 

““Ti vogëlush dhe shumë të tjerë si ju që sot jeni burra”.

Për nder të çlirimit të Prizrenit bëra një shkrim në fb dhe ju referova me një shkrim fotografisë të një vogëlushi, foto e cila kishte zënë ballinat e mediave botërore gjatë luftës 1999 e që ishte bërë nga gazetarja amerikane Carol Guzy!”.

“Për koincidencë vogëlushi në foto siç e kuptova sot është një i ri nga Prizreni, por edhe më befasuese në këtë rastësi është se personazhi i fotos, Agim Shala, është me origjinë nga vendlindja ime Billushë, stërgjyshi i të cilit para 89 vitesh është vendosur në Prizren!”.

“Agimi sot 23 vjeçar me krenari në krahun e tij ka tatuazh foton e cili bëri histori dhe që tregon vuajtjen e shqiptarëve nga gjenocidi serbë, gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së 1998/99!”.

 

May be an image of 2 people, people sitting and indoor

 

 

 

Më Shumë

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Kontrolle të shtuara ndaj transportuesve në Prizren, gjoba deri në 600 euro

Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka...

Lajmet e Fundit