11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Zafiri, Meuccit: EULEX-i është infektuar me virusin e korrupsionit në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Zafir Berisha nuk pajtohet me konstatimin e shefit të EULEX-t Gebriele Meucci, se misioni të cilën e drejton është “mjeku që lufton epideminë e korrupsionit” në Kosovë.

Ai thotë se EULEX-i gjatë ‘shërimit të korrupsionit’ është infektuar vetë nga ky virus në Kosovë.

“Ekipi i EULEX-it ka pas zbarkuar në Kosovë me gjasë të shërojë politikën në vend nga “epidemia korrupsionit”, por duket se virusi e kësaj “epidemie” ka prekur më shumë se këdo vetë “mjekët” e EULEX-it”, thotë Berisha.

Shefi i EULEXit, Gebriele Meucci, e ka krahasuar korrupsionin në Kosovë me një “epidemi që ka përfshirë vendin, kurse EULEX-in me “mjekun që lufton epideminë”.

Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë RTS, duke provuar të shfajësojë EULEX-in për dështim në luftimin e korrupsionit në Kosovë, ka thënë se mjekët nuk janë fajtorë për përhapjen e epidemisë. Për sa i përket akuzave të bëra nga Dik Marti, shefi i EULEX-it ka thënë se me ato nuk do të merret fare EULEX-i, por Gjykata Speciale e cila pritet të themelohet.

Deputeti Zafi Berisha, ndërkaq kujton se misioni i EULEX-it në Kosovë ka dështuar si misionet e ngjashme në Bosnje.

“Duke analizuar situatën të cilën po kalojmë, seç mu kujtua një kafe e rastit në qershor të ’99, me një shqiptar, i cili jetonte në Sarajevë. Nga përvoja që kishte në Bosnje e Hercegovinë, kur i shihte se si u pritën ndërkombëtarët në Kosove, pati thënë: “Me lule jeni duke i pritur, por as me gurë nuk keni për t’i larguar dot””.

“Për të ilustruar këtë situatë, populli ka nxjerrë një margaritar: “Luje mace kryet e buallit”. Ndryshe nga populli, këta thonë: “zgjate Zot”, sepse nëse do të ktheheshin në vendet e tyre, pjesa më madhe do të përfundonin duke i drejtuar shtëpitë e pleqve”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zvicra fiton Eurovisionin

Zvicra me këngëtarin “Nemo” duke bërë që të triumfojë në këtë edicion të Eurovizionit. Ndërsa vendi që mori zero pikë nga publiku ishte Mbretëria...

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se LDK-ja s’ka disponim për pjesëmarrje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të...

Lajmet e Fundit