13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Zaniolo, prioriteti i Milan-it për sezonin e ri

Nicolo Zaniolo ishte padyshim një nga protagonistët e mëdhenj të ditëve të fundit të merkatos së dimrit pasi ra dakord për transferimin e tij te Galatasaray turk.

I ardhur nga Roma në një lëvizje krejtësisht të papritur, potenciali i futbollistit italian sugjeronte se ai do të shkonte në një ekip të madh evropian. Megjithatë diçka e tillë mund të ndodhë këtë verë pasi mësohet për interesimin e Milan-it, raportojnë mediat italiane.

Pasi u bë e ditur se klauzola e shkëputjes së kontratës së Zaniolo-s në skuadrën turke është vetëm 35 milionë euro, skuadra kuqezi e drejtuar nga Stefano Pioli ka nisur punën për të parë se si mund ta mbyllë nënshkrimin e futbollistit italian me synimin për 2023-24.

Ky është nënshkrimi që ata kërkojnë në “San Siro” për të rikuperuar konkurrencën e humbur gjatë këtij viti.

Lojtari italian e di se nënshkrimi për Galatasaray ishte një hap prapa në karrierën e tij sportive. Por, gjithashtu ai është i vetëdijshëm se vazhdon të ketë një emër të mirë në mesin e disa prej skuadrave kontinentale më me ndikim.

Zaniolo ishte pranë Milan-it, të paktën kështu u përfol nga mediat italiane, gjatë merkatos së dimrit. Megjithatë, problemet financiare të kuqezinjëve bën që transferimi të mos kryhej dhe lojtari të përfundonte në Turqi. Por, në verë ata do të bëjnë tentativën e radhës, duke besuar se dhe negociatat me Galata-n do të jenë më të qeta se ato me Roma-n.

23-vjeçari këtë sezon me Roma-n arriti të kishte 17 paraqitje ku realizoi dy gola dhe tre asistime.

Ai u aktivizua në miqësoren e Galatasaray-t me Alanyaspor-it, të fituar 4-2 nga skuadra e tij. Zaniolo realizoi golin e katërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com

Më Shumë

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Lajmet e Fundit