18.8 C
Prizren
E hënë, 20 Mars, 2023

Filluan dy projekte të infrastrukturës rrugore në Prizren

Investimi në dy segmente rrugore në lagjen “Arbanë” të Prizrenit pritet të shkarkojë dhe të shkurtojë kohën në trafik në Prizren. Këto dy segmente rrugore pritet të përfundojnë para fillimit të sezonit të verës, kur në vendlindje kthehen bashkatdhetarët e shumtë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Pas negociatave në mes të Komunës së Prizrenit dhe pronarëve, shtëpia që e bllokoi për rreth 10 këtë aks rrugor është hequr. Tani po punohet për të lidhur këto pak metra rrugë me Transitin e Ri që besohet se shkarkon në masë të madhe komunikacionin.

Banorët e kanë mirëpritur zhbllokimin e rrugës pas 1 dekade.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lama, thotë se shpronësimi në këtë segment rrugor ka përfunduar në vitet e 90-ta.

Në anën tjetër, ka filluar edhe një projekt tjetër në këtë pjesë të qytetit të Prizrenit, që pritet të shkarkoj qasjen në autostradë, por për këtë projekt ende nuk kanë nisur shpronësimet.

“ Shpresojmë që ky projekt të përfundojë brenda 3 – 4 muajve dhe para fillimit të sezonës kur kthehen mërgimtaret të kemi në funksion edhe këtë rrugë, e cila dukshëm do ta lehtëson lëvizjen nga autostrada për qytet , për Arbanë dhe gjithë pjesët e qytetit”, Shaqir Totaj – Kryetar i komunës së Prizrenit

Projekti është mbi 2 km rrugë dhe kap shifrën e rreth 800 mijë eurove.rtk

Më Shumë

Ditë me shi sot në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot me shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës...

Kim Kardashian provokon fansat me ‘selfie’ atraktive në bikini – FOTO

Kim Kardashian ka postuar imazhe të reja në Instagram për 348 milionë ndjekësit e saj. Themeluesja e markës “SKIMS” ishte veshur me një palë bikini...

Lajmet e Fundit