5.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Zbulohen 1500 piktura të grabitura nga nazistët

Pikaso-pikturaDoganierët gjermanë kanë bërë një zbulim të madh në banesën e një plaku 80-vjeçar në Munih të Gjermanisë. 1500 piktura të mjeshtërve më të mëdhenj botërorë, klasikë dhe modernë, që deri më tani ishin menduar të zhdukura janë gjetur në koleksionin e pazakonshëm të fshehur në një banesë të zakonshme.

Bëhet fjalë për vepra, të cilat nazistët i kishin grabitur koleksionistëve hebrenj në Gjermani para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e punimeve të gjetura aty bëjnë pjesë edhe ato të piktorëve si: Pablo Picasso, Henri Matisse, Marc Shagall, Emil Nolde etj.

Sipas revistës “Focus”, ndjekësit kishin gjetur “prenë” në banesën e plakut që në fillim të vitit 2011. I zoti i banesës u ishte dukur i dyshimtë atyre, kur, disa muaj para kësaj, i kishin bërë një kontrollim gjatë rrugës me tren nga Zvicra në Gjermani. Pikturat e konfiskuara ndodhen tashmë të siguruara në doganën e Bavarisë, në Garching afër Munihut.

Pronari i këtij thesari nuk kishte bërë rezistencë gjatë kohës sa ishin zhvendosur pikturat nga banesa e tij.

Më Shumë

Rahoveci ia shkakton Besa Famgasit humbjen e dytë rresht

Rahoveci ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligën e Kosovës në hendboll, duke i shkaktuar Besa Famgasit humbjen e dytë radhazi. Të enjten mbrëma, në...

Kampionët vazhdojnë me fitore

Trepça e ka vazhduar serinë e fitoreve në ProCredit Superligë, kësaj radhe duke mundur Rahoveci 029 me shifrat 86:77. ‘Xehetarët’ e nisën fuqishëm ndeshjen, ku...

Pa pranga

Lajmet e Fundit