Ngritet alarmi, Rusia po bëhet gati për sulme masive

Hakerët nga Rusia janë duke infektuar kompanitë ukrainase për të hapur rrugë për sulme të koordinuara masive, tha shefi i policisë kibernetike të martën për Reuters.

Hakerët janë duke shënjestruar kompanitë, duke përfshirë banka dhe firma të infrastrukturës së energjisë, për të hapur rrugë për një goditje masive, tha shefi i policisë kibernetike Serhiy Demedyuk

Policia e Ukrainës është duke bashkëpunuar me autoritete të huaja për të identifikuar këta hakerë, tha ai.

Kremlini i ka mohuar akuzat duke i quajtur të pavërteta.

Vëmendje shumë të madhe i kushtohet kërcënimeve kibernetike në Ukrainë, prej ku kanë buruar disa nga sulmet kibernetike më destruktive në histori.

Një virus i njohur si “NotPetya” goditi Ukrainën në Qershor të vitit 2017, duke goditur keq agjenci qeveritare dhe biznese para se të përhapej në rrjete të koorporatave rreth globit, duke i shkaktuar humbje prej miliona dollarësh kompanive.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit