8.8 C
Prizren
E enjte, 18 Nëntor, 2021

Zbulohet plani i hajnave pasi dështuan të vjedhin në argjendarinë në Prizren, ja si ranë në duart e policisë

Policia Rajonale e Prizrenit dhe Prokuroria Themelore e Prizrenit, me anë të një konference për media kanë zbuluar detaje për tentim-grabitjen në një argjendari në Prizren dhe plagosjen e dyfishtë të hënën në Prizren. Të plagosur kanë mbetur babë e bir, të cilët aktuialisht janë në trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, tha se hajnat kanë hasur në rezistencë të pronarëve dhe gjatë arratisjes kanë lënë veturën me të cilën kanë ardhë dhe me forcë kanë arritur të marrin një veturë në qarkullim.

“Të dyshuarit gjatë arratisjes kanë arritur që ta lëjnë veturën e tyre për arsye të panjohura dhe ta ndalin një veturë, e cila ishte në qarkullim në ato momente, me forcë e detyrojnë shoferin e automjetit që të largohet”, u shpreh Shala.

“Kanë hasur në rezistencë nga pronarët e lokalit, gjatë përleshjes mes tyre ka ardhur deri te shkrepja e armës së zjarrit ku si pasojë janë të lënduar edhe pronari i lokalit dhe djali i tij, të cilët gjenden jashtë rrezikut për jetën dhe janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe Qendrën Klinike Universitare. Të dyshuarit gjatë arratisjes kanë arritur që ta lëjnë veturën e tyre për arsye të panjohura dhe ta ndalin një veturë, e cila ishte në qarkullim në ato momente, me forcë e detyrojnë shoferin e automjetit që të largohet. Të njëjtin automjet e marrin dhe shkojnë në drejtim të lagjes Jagllenicë, ku shkojnë deri të një pompë e benzinës, marrin benzinë dhe kthehen e kallin veturën me të cilën kishin ardhur në Prizren. Largohen në drejtim të suharekës, ku policia i është vënë në ndjekje, gjatë ballafaqimit me grabitësit ka pasur edhe shkrepje me armë. Por të njëjtit pasi kanë qenë të armatosur me armë të gjata kanë arritur të largohen në drejtim të autostradës më tej”, tha kryeprokurori Shala.

Ndaj të dyshuarve është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Policia nga ajo natë kanë siguruar provat materiale nga vendi i ngjarjes dhe ka bërë të gjitha përpjeket maksimale për të bërë identifikimin e të dyshuarve, gjatë sigurimit të provave është bërë identifikimi i të dyshuarve. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy janë arrestuar gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës, njëri është arrestuar mbrëmë. Për momentin është bërë parashtresë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Shala, transmeton Express.

Ndërsa, drejtori i policisë në Prizren tha se prova kryesore për gjetjen dhe identifikimin e të dyshuarve ishte vetura që ata e dogjën.

“Vetura edhe pse e djegur përmes laboratorit është arritur të identifikohen numrat e shasisë, provë kjo kryesore e cila na ka orientu në zbulimin dhe arrestimin e personave të dyshimtë”, tha drejtori i policisë, transmeton Express.

Të dyshuarit janë nga rajoni i Prishtinës dhe kanë të kaluar kriminale, në fushën e grabitjes dhe përdorimit të armës. Sipas policisë, të njëjtit kanë qenë edhe në burg. /Gazeta Express/

Më Shumë

Liverpool-i apo Barcelona, skuadrat në luftë për Adama Traore

Wolverhampton Wanderers janë të gatshëm të shesin Adama Traore-n gjatë muajit janar. Të interesuar për shërbimet e tij janë Liverpool dhe Barcelona. Klubi dhe lojtari...

Të plagosurit në Prizren dyshohet se janë babë e bir, pronarë të argjendarisë

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një tentim-grabitjeje në Prizren. Të plagosurit dyshohet se janë babë e bir, pronarë të argjendarisë ku ndodhi...

Prizren/ Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë

KEDS ka publikuar orarin e ndalesave të rrymës për vendet që do të atakohen nga punimet në rrjet. Njoftimi nga KEDS për punimet në Prizren: 12.11.2021 Punime...

113 vjet nga Kongresi i Alfabetit

Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njehsuar që...

Mehrije Braha feston ditëlindjen, mësoni sa vjet mbush këngëtarja

Këngëtarja e njohur kosovare, Mihrije Braha, sot feston ditëlindjen. Mihrija sot ka mbushur plot 54 vjet. Ajo është e martuar me Naim Abazin dhe kanë një...

41 aksidente, shqiptohen 1 mijë e 765 tiketa trafiku

41 aksidente trafiku janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit anembanë vendit. 14 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 27 të tjerë me dëme...

Shefi i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe: Duhet të jemi gati për luftë me Rusinë

Kreu në largim i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe ka thënë se Ushtria duhet të jetë gati për luftë me Rusinë pas...

Arianit Çoçaj i ndezë fansat me këngën e re “Nalt”

Reperi i njohur, Arianit Çoçaj, i njohur me emrin artistik “Ari42”, po sjellë frymë të re të në muzikë. Së fundmi, ai ka publikuar projektin...

Haskuka voton në ora 10:00

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, voton sot në shkollën e mesme të lartë teknike “11 Marsi”. “Në ora 10:00, kandidati për...

Përfundojnë punimet në rrugën regjionale Brezovicë – Prevallë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet e rikonstruimit të rrugës...

Martohet Paris Hilton

Paris Hilton është martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air,...

Begaj uron Kastratin: Jam i lumtur që po e lë komunën në duar të sigurta

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe garës së balotazhit për kryetar të Komunës së Malishevës, e...

Qeveria e Bjellorusisë me fushatë dezinformimi kundër anëtarëve të NATO-s, e përfshirë dhe Rusia

Hulumtues amerikanë të sigurisë kibernetike, kanë thënë të kenë zbuluar të dhëna se Qeveria e Bjellorusisë është e lidhur me një fushatë të dezinformimit...

Arta Nitaj merr vëmendjen me pozat ngacmuese nga palestra

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është gjithmonë shumë e komentuar për paraqitjet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka realizuar një set...

Çka duhet të dini për virusin që po prek vetëm fëmijët e po përhapet me të madhe në Kosovë

Një virus ka filluar të përhapet më të madhe në mesin e fëmijëve në Kosovë. Bëhet fjalë për virusin Coxsacki, që njihet ndryshe edhe...

Jules Kounde, emri më i kërkuar për janarin

Mbrojtësi francez i Sevilla-s, Jules Kounde, është emri më i kërkuar për merkaton e janarit. Për të, vera e kaluar ishte një mundësi e artë...

Lajmet e Fundit