Zbulohet tableta misterioze që piu Messi

Të gjithë janë kurioz të dinë se çfarë konsumoi Lionel Messi gjatë ndeshjes kundër Olympiacosit për Champions League e cila përfundoi me rezultatin 3-1.

Gjatë një momenti të takimit, ai nxori diçka nga çorapet, shkruan SYRI.net.

Hipotezat ishin të shumta nga një çamçakëz i thjeshtë deri tek karamelet apo barnat për stomakun e tij.

Radio “Katalunja” ka zbuluar të vërtetën: Sipas tyre ai ishte thjesht një tabletë glukoze, të cilën Leo e merr gjithnjë me qëllim për të kontrolluar të përzierat që i shkaktohen para dhe pas ndeshjes.

Më rastin në fjalë ende nuk kemi një reagim të vetë Lionel Messit.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit