Zelensky akuzon Rusinë për gjenocid: Fajtorët do të futen në Librin e Ekzekutuesve

Presidenti Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po bën gjenocid në Ukrainë, pasi sipas tij, Vladimir Putin ka si qëllim të eleminojë kombin ukrainas. Në një intervistë për CBS, Zelensky tha se populli i Ukrainës nuk dëshiron të nënshtrohet nga Rusia dhe si rezultat po shkatërrohet dhe shfaroset.

“Në të vërtetë, ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se 100 kombësi. Kjo ka të bëjë me shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”, tha ai.

Zelensky iu drejtua edhe qytetarëve të tij, të cilëve iu siguroi se çdo krim i pushtuesve do të hetohej. Sipas tij, të gjithë fajtorët do të futen në Librin e Ekzekutuesve dhe do të ndëshkohen.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit