Zelensky viziton Khersonin, thotë se gjithçka do të “ndërtohet nga e para”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar rajonin jugor Kherson, duke inspektuar infrastrukturën lokale, dhe premtoi se “gjithçka që do të ndërtohet nga zero”, pas përfundimit të luftës.

Vizita në rajonin që ushtria ukrainase kreu kundërofensivën kundër forcave pushtuese ruse në fund të vitit të kaluar, është vizita e dytë e Zelensky në këtë rajon gjatë kësaj jave, transmeton Telegrafi.

Dje vizitoi ushtarët ukrainas në vijën e frontit në qytetin e Bakhmutit, ku ndau medalje për ushtarët dhe personelin mjekësor të spitalit, ku trajtoheshin ushtarët e plagosur.

“Do të ndërtojmë gjithçka nga zero. Sikur çdo qytet e fshat që ka vuajtur nga pushtuesi, duhet të ndërtojmë gjithçka nga e para dhe të punohet shumë në mbrojtjen e infrastrukturës energjetike”, shtoi Zelensky derisa qëndroi në rajonin e Khersonit.

Kundërofensiva ukrainase e nisur vitin e kaluar, detyroi ushtrinë ruse të largohet nga rajonit – pra Khersonit që e kishin patur  nën kontroll për disa muaj. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit