Zeman: Hashim Thaçi është kriminel lufte

Kryetari i Çekisë Milos Zeman ka thënë se, për dallim nga shteti në krye të të cilit gjendet, personalisht nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe prandaj nuk po dërgon ambasador në Prishtinë.

Në intervistën për numrin e sotëm të “Novosti” të Beogradit, pasi që gazeta ia përkujton se “është i njohur qëndrimi i tij se Kosovën e drejton një regjim mafioz që financohet nga tregtia me narkotikë”, Zeman është përgjigjur: “shumë herë publikisht kam thënë se Hashim Thaçi është kriminel lufte”.

I pyetur se a zhvillon Bashkimi Evropian politikë parimore ndaj Serbisë, Zeman thotë se “gjithçka varet nga ajo se ç’do të merren vesh Serbia dhe Kosova” dhe se, sipas mendimit të tij, “do përzierje nga cilado anë mund të jetë kundërproduktive dhe e gabueshme”.

Më Shumë

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit