Zëvendëskryeminstrja me vetëm 35 euro në bankë

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj- Halimaj, mund të jetë zyrtarja më e “varfër” në Qeverinë e Kosovës.

Në deklarimin e pasurisë, Balaj-Halimaj ka deklaruar të kursyera në një bankë vetëm 35.95 euro, ndërsa merr pagë nga Qeveria 1,228 euro, raporton Zeri.info.

Por në anën tjetër, si pasuri të paluajtshme të përbashkët me bashkëshortin e saj, ajo ka deklaruar mbi 1.3 milionë euro pasuri, ku përfshihen shtëpi dhe tokë bujqësore.

Image

Në Pronësi të përbashkët, zëvendëskryeministrja ka deklaruar dy vetura që kapin vlerën e 13 mijë euro, ndërsa ka marrë kredi për 5 vite në vlerë prej 25 mijë euro.

Mes tjerash, Balaj-Halimaj ka deklaruar se ka aksione bashkë me bashkëshortin në 4 biznese të cilat i ka vlersuar me 190 mijë euro./Zëri

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit