Zgjatet orari i punës së QMF në fshatin Ratkoc dhe Krushë e Madhe

Përmes një vendimi të marrë nga drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Rahovecit, është marrë vendim që të zgjatet orari i punës në dy fshatra, në Ratkoc dhe Krushë të Madhe.

“Zgjatet orari i punës në QMF-të në fshatrat Ratkoc dhe Krushë e Madhe, ditën e shtunë do të punohet me orar të rregullt. Me rekomandimin e drejtorit të DSHMS-së, z.Samir Mustafa sot në mbledhjen e Shtabit të Posaçëm Emergjent Komuna e Rahovecit ka marrë këtë vendim”, thuhet në njoftimin e lëshuar për medie.

Ky vendim merret nga data 28 mars 2020 dhe është në fuqi deri në një vendim tjetër.

Ndryshe kjo po bëhet pasi që vendi po përballet me pandeminë globale, Covid-19.

Ky është vendimi i plotë:

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit