9.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit, testi i parë për qeverisjen e LVV-së në Prizren

Dështimi eventual i zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit në Prizren, në seancën e 15 janarit, do t’i lëkundte ndjeshëm marrëveshjet me partnerët e koalicionit. Kështu që zgjedhja e kryesuesit të KK të Prizrenit, do të jetë testi i parë serioz për Lëvizjen Vetëvendosje në përpjekjen e saj për krijimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse në nivelin lokal. Aktualisht përfaqësuesit e LVV-së kanë pohuar se me aleatët e tyre politikë kanë siguruar shumicën për zgjedhjen e kryesuesit.

Nga ana tjetër edhe PDK-ja pritet që të dalë me një propozim për kryesues të KK-së dhe po koordinohet me partitë e tjera për të siguruar shumicën e votave, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari Mytaher Haskuka tashti ka konvokuar mbledhjen e KK-së për 15 janar, me pikën e vetme të rendit të ditës për zgjedhjen e kryesuesit të organit më të lartë vendimmarrës lokal.

Burime brenda LVV-së kanë theksuar se kandidati i saj për kryesues të KK-së është këshilltari Artan Abrashi dhe se mbështetja për të e përcakton ecurinë e mëtejme të formimit të Qeverisë lokale…

Më Shumë

Ylli – Trepça, duel kampionësh në Suharekë

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon të ofrojë emocione dhe rivalitet të fortë, ndërsa Java e 11-të hapet me një përballje shumë interesante...

Kampioni i pamëshirshëm, Trepça “shkel” Yllin në Suharekë

Trepça fitoi bindshëm në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:98 (19:17, 12:35, 19:22, 19:24), në javën e 11-të të ProCredit Superligës, raporton...

Lajmet e Fundit