Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit, nisin hetimet

Syle Hoxhaj, kryeprokurorUshtruesi i detyrë së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka autorizuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, për të zhvilluar hetim preliminar, në lidhje me akuzat publike për dyshimet se ka pasur shantazhe ndaj anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Në këtë drejtim, do të sigurohen të gjitha informacionet e publikuara në media dhe shqetësimet e ngritura nga disa organizata të shoqërisë civile. Pas hetimit preliminar dhe rezultateve, Prokurori i Shtetit do të veproj konform autorizimeve të përcaktuara me ligj dhe opinioni publik do të informohet në kohë reale”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit