Ambasadori Cliff vizitoi Komunën e Rahovecit

Cliff-VehapiAmbasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka bërë vizitë komunës së Rahovecit, ku është pritur nga kryetari Idriz Vehapi.

“Vizita dhe takimi ishin miqësor, për herë të parë kur kam ardhur në Prishtinë, vizita ime e parë nëpër komuna ka qenë pikërisht në komunën e Rahovecit, jam në përfundim të mandatit tim, dhe prapë kam ardhur të bëj vizitën kryetarit të Rahovecit, kemi pasur bashkëpunim të mirë rreth zbatimit të Planit të Ahtisarit, rreth Ligjit për Hoqën e Madhe dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, falënderoj kryetarin Vehapi i cili e ka përmbush këtë Plan në mënyrë të suksesshme”, tha Cliff për vizitën e zhvilluar sot në qytetin e Rahovecit.

Ai tha se do të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën. “Kjo do të jetë edhe puna e pasardhësit tim”, tha Cliff.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha: “Unë besoj se ambasadori Cliff e ka kryer me sukses misionin e tij në Kosovë, tani i uroj sukses në detyra tjera, mendoj që e ka ndihmuar mjaft Kosovën, ambasadori dhe populli Anglez”.

Në fund të takimit Vehapi i dhuroi një pikturë ambasadorit Cliff, pikturë e punuar nga Fehmi Hoxha, aktualisht Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Rahovecit.

Pas Rahovecit, ambasadori Cliff ka vizituar fshatin Hoqë e Madhe, ku është pritur nga anëtarët e Këshillit të fshatit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit