Zgjedhjet në Kataloni – rruga drejtë pavarësisë

Në Kataloni, të dielën do të mbahen zgjedhjet rajonale, ndërsa fitorja eventuale e separatistëve, do të nënkuptonte fundin e Spanjës me kufijtë e tanishëm, konstaton EU Observer.

Rezultati i zgjedhjeve, i cili po vlerësohet si një referendum i penguar për këto vite nga Qeveria në Madrid, do të mund të fillojë procesin e ndarjes së këtij rajoni të pasur.

Sipas anketave të bëra në prag të zgjedhjeve tregojnë se blloku i partive për pavarësi do të shënojnë fitore, por jo të mjaftueshme për të krijuar shumicën në parlamentin e Katalonisë, që do të mund t’i jepte mandat për inicimin e planit 18 mujor për krijimin e shtetit të pavarur, transmeton lajmi.net.

Kryetari i Katalonisë, Artur Mas, vlerëson se ky rajon do të shkëputet nga Spanja, përderisa qeveria në Madrid vazhdon ta kundërshtoj referendumin për pavarësi. Por, ndryshe mendon kryeministri i Katalonisë, i cili këtë ide e quan qesharake.

Sipas anketës të bërë së fundmi, përkrahje më të madhe kanë blloku Junts pel Si (Së bashku për Po), koalicioni i dy partive të cilat pajtohen për pavarësi, më pas e majta republikane e Katalonisë (ERC) dhe unioni demokratik i Katalonisë (CDC) me 41 për qind të votave.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit