13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Zgjidhja Ramushi²

Bekim rexhepiBekim Rexhepi

Duket se fituesi më i madh i zgjedhjeve të fundit padyshim se është ish kryeministri Ramush Haredinaj, kryetari aktual i AAK-së, pavarësisht se doli i katërti në zgjedhjet e fundit, arriti të jetë gogoli i zgjedhjes më politike në vend.

Mbase ardhja deri tek kjo tabelo nuk kanë kenë as për se afërmi pritshmërie e Ramushit, por lozja e tij ka qëlluar të jetë vendimtare në skenën aktuale politike, e cila është futur qe prej muajsh në një krizë të thellë dhe pret për tu zgjedhur. Ramush Haredinaj ka mundësin të jetë zgjidhja, e njërit dhe tjetrit front. Ai ka zgjedhur Bllokun VLAN, por këti të fundit i ka plasur gjendja dhe u mbetet ta mendojnë më mirë hesapin.

LDK-ja duhet të bëjë kujdes me veprimet e saja politike, sepse ngutja politike pa e analizuar fort mirë në këtë gjendjen fortë të brishtë politike, të pas zgjedhjeve ka të ngjarë ti kushtoj mjaftë shtrenjtë LDK-së, që ajo serish të mbetet pa qeverisje, të mbetet në opozitë, siç qe, e edhe deri ne këto momente. Alternativa e vetme e zgjidhjes politike është Ramush Haredinaj, i cili nuk i shpëton dot postit për tu dominuar si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.

LDK-ja është dhe duhet të jetë më përgjegjëse në këtë përzgjedhjeje, sepse tani për tani kemi një zgjidhje dhe dy kandidatë për kryeministër, por këta kandidatë janë me të njëjtin emër Ramush Haradinaj. Ramush Haredinaj, qe prapa ka dy sigla; njëri është Ramush Haradinaj i Bllokut VLAN dhe tjetri Ramush Haradinaj i PDK-së.

Mes të njëjtit Ramush dhe jo të njëjtës sigël, LDK-ja duhet të zgjedh vetëm njërin Ramushin e ai është Ramushi i Bllokut VLAN.

Të mos harrojmë se PDK-ja e Hashim Thaçit, qe moti ka ne sirtar Ramushin e vet, por qe ky i fundit po heziton të jetë ne krahun e tyre. Një zgjidhje do të jetë, e kjo deri ne fund të javës do të mund të qartësohet sepse nuk kanë mbetur edhe aq kohë sa mund të manovrohet me gjatë. PDK-ja më shumë do të donte një Ramush të saj se sa një zgjidhje tjetër qe do ta penalizonte më shumë se sa vet Ramushi.

LDK-ja edhe pse e do postin për kryeministër nuk mund ta bëjë sepse e ka të vështirë ta menaxhoj më tej gjendjen e brishtë brenda bllokut VLAN e cila duket se e ka më të vështirë lëvizjen…

Më Shumë

Lajmet e Fundit