16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Sali Asllanaj: Edhe mund të ndahet Blloku!

SaliAsllanaj-ldkI pyetur nëse nesër LDK do të marr vendim për ndarjen e Bllokut, ai nuk përjashton një gjë të tillë edhe pse nuk e sheh si jo normale një ndarje të tillë.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kryetari Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, nuk shprehet fort “i mërzitur” për prishjen e Bllokut LDK-AAK-Nisma.

Ai në një prononcim për Bota press ka thënë se është e natyrshme që forca më e madhe brenda Bllokut ta ketë fjalën kryesore.

I pyetur se cilat vendime do t’i merr LDK-ja nesër në një takim të kryesisë tha se deri nesër do të ketë konsultime dhe takime shtesë të Bllokut kur do të mblidhet kryesia e LDK-së, dhe nga ato takime do të dalin sugjerimet nga kryesia qendrore se çka do të ndodhë me ëtutje.

“Janë procese shumë dinamike dhe është më mirë të presim deri nesër, mirëpo ne kërkojmë që ta drejtojmë Qeverinë “, tha kryetari Sali Asllanaj.

I njohur edhe si njëri nga anëtarët e kryesisë që në fillim e ka kundërshtuar koalicionin LDK-AAK, Asllanaj vazhdon t’ qëndrojë besnik fjalës së tij se Isa Mustafa duhet të jetë kryeministër i vendit, qëndrim të cilin ai thotë se do ta mbajë deri në fund.

“Është e natyrshme që forca më e madhe brenda Bllokut ta ketë rolin udhëheqës në koalicionin paszgjedhor. Krejt të tjerat janë paradokse apo shpikje të cilat objektivisht nuk do të duhej të qëndronin”.

“Në fund të fundit edhe mund të ndodh që të ndahet Blloku”, tha Sali Asllanaj për Bota press.

Më Shumë

25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më...

Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje thotë se marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në rend dite nesër, do të kenë një rëndësi të...

Lajmet e Fundit