“Zhduket” Nait Hasani

Iniciatori i nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Nait Hasani (deputet i PDK-së), nuk është bërë i “gjallë” më prej se shefi i partisë së tij, Kadri Veseli, është tërhequr nga kjo iniciativë.

Veseli më 8 janar, në një shkrim autorial tha se Gjykata Speciale nuk mund të ndalet, ashtu siç nuk kishte mundur të ndalet as në vitin 2015 (kur ishte miratuar në kuvend).

Një tërheqje “taktike” e Veselit kishte ardhur pas presionit të madh të bashkësisë ndërkombëtare, e cila kishte paralajmëruar liderët institucionalë për rrezikun që do t’i kanosej Kosovës, në rast të zhbërjes së kësaj gjykate, transmeton “Zeri.info”.

Ndërkaq, pasi Nait Hasani kishte mbledhur 43 nënshkrime të deputetëve, natën e 22 dhjetorit kryekuvendari Veseli kishte thirrur mbledhje urgjente të kryesisë, për ta proceduar në kuvend projektligjin për shfuqizimin e Speciales.

Mirëpo, një nismë e tillë dështoi dy herë radhazi në mungesë të kuorumit, po atë ditë.

E iniciuesi Hasani, ani pse para deklaratës së Veselit shprehej i vendosur se nisma e tij do të ecte përpara, nuk është deklaruarar tash e dy javë gati.

Pavarësisht, se Zeri.info ka tentuar qe më shumë se një javë ta marrë në telefon, Hasani vazhdimisht e ka mbyllur atë, duke mos u përgjigjur në interesimin tonë.

A është tërhequr edhe Hasani nga kjo nismë apo jo, mbetet të shihet.

Iniciativa për zhbërjen e Dhomave të Specializuara dështoi edhe gjatë ditës së djeshme, meqë kryesia nuk pati kuorum ta mbante mbledhjen për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm.

Ndërkohë, Veseli ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në javën që vjen, duke mos saktësuar se në cilën ditë konkretisht./Zeri/

Më Shumë

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit