Zhduket një grua në Prizren

Në fshatin Serbicë e Ulët të Komunës së Prizrenit është zhdukur një grua, raporton PrizrenPress.

Policia e Kosovës njofton se rasti është bërë i ditur nga babai i të zhdukurës. Sipas tij, vajza është larguar nga shtëpia e bashkëshortit dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Fsh. Serbicë e Ulët, Prizren 02.09.2020 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare, ka dalë nga shtëpia e bashkëshortit të saj, më nuk ishte kthyer dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lajmet e Fundit