6.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Zhduket një vajzë në Prizren

Një femër ka raportuar se mbesa e saj (fëmijë), ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:30 në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur se ankuesja ka thënë se mbesa e saj ka dalë dhe herë tjetër nga shtëpia, por është gjetur nga policia.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj-fëmijë, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka dalë edhe herëve të tjera nga shtëpia, por është gjetur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Lajmet e Fundit