Zhuri dhe Dragashi pa rrymë si pasojë e prishjes në largpërçues

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka bërë të ditur se një numër i caktuar i konsumatorëve në Zhur dhe Dragash kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një prishjeje në një largpërçues.

Ekipet e KEDS-it aktualisht ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht deri në kthimin me furnizim të rregullt me energji elektrike, njofton Klan Kosova.

“Informojmë konsumatorët tanë se NS 35/10 KV Zhuri dhe NS 35/10 KV Dragashi janë jashtë funksionit si pasojë e prishjes në Largpërçuesin 35kV”.

“KEDS kërkon mirëkuptim te konsumatorë tanë të afektuar nga kjo prishje dhe i siguron se në një afat sa më optimal kjo prishje do të rregullohet”.

Më Shumë

‘As të gjallë, as të vdekur’ –Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me...

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Lajmet e Fundit