24.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

“Zhurma” e Algiers në Prizren

Nga Bukureshti i Rumanisë destinacioni i tyre i radhës ka qenë qyteti i bukur i Prizrenit, për ta performuar repertorin e tyre, i cili që përmban këngë për traditat politike, shoqërore dhe fetare.

Grupi eksperimental amerikan Algiers (ALGJERIS), të mërkurën mbrëma ka mbajtur një koncert në hapësirën e Kinemasë “Lumbardhi”, përmes të cilit promovoi albumin e tyre më të ri të titulluar “Future Attitude”, transmeton emisioni Express në KTV.

Ky grup i njohur i skenës alternative, kishte zgjuar interesim te prizrenasit të cilët në numër të madh argëtoheshin me këtë performancë.

Bendi “Algiers” përbëhet nga katër anëtarë, ndërsa koncepti i muzikës së tyre shpreh revoltë ndaj dhunës raciste dhe fetare.

“Realisht bendi ynë punën e kishte filluar më parë si koncept, para se t’i jepnim ndonjë tingull të caktuar. Koncepti i muzikës tonë ishte që të ndërlidhim përvojat tona nga jugu i SHBA-së me njerëzit nga e gjithë bota. Do të thotë çka nënkupton ajo në histori dhe si ishte për njerëzit me ngjyrë. Dhe ta ndërlidhim atë me njerëz të tjerë në botë, andaj deshëm t’i japim tingull këtij koncepti. Muzika jonë përbëhet nga muzika afrikane e vjetër e gërshetuar me muzikën funk e pop. Prandaj përziejmë tinguj që njerëzit zakonisht nuk i bëjnë. Ka edhe tingull urban që zakonisht nuk e hasni nëpër fshatra”.

“Jemi në mes të turneut dhe jemi duke promovuar albumin tonë të ri. Deri tash kemi pas turne në gjithë zonën e Ballkanit. Për ne është e mirë të jemi në Kosovë e sidomos në Prizren, sepse kemi dëgjuar shumë për këtë vend. Prandaj ideja që të sillnim muzikon tonë këtu është ndjenjë e veçantë në këtë qytet po ashtu të veçantë, ndërsa turma që është mbledhur këtu vërtet është e mrekullueshme.”

Kjo performancë ishte pjesë e serisë së koncerteve të Kinemasë “Lumbardhi” në Prizren, të cilat i organizon në bashkëpunim me “NO recess”.

.

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe vende-vende me riga shiu, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Gjatë ditës së sotme, moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...

Ballkani shkruan historinë, e fiton tri herë rresht titullin

Ballkani është shpallur kampion për herë të tretë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi i Ilir Dajës e ka mposhtur Llapin në “Zahir...

Lajmet e Fundit