15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Zidane: Duhet t’i pyesni lojtarët nëse besojnë tek unë

Alcoyano ishte surpriza e cila arriti që të eliminojë Real Madridin nga Copa del Rey pas fitores 2-1.Këtë fitore klubi i ligës së tretë spanjolle, e mori pasi ndeshja shkoi në vazhdime.

Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane në një deklaratë tha se është e gjithë përgjegjësia e tij për humbjen dhe eliminimin nga kjo garë.

“Unë jam trajneri dhe përgjegjësia është e gjitha e imja. Unë mendoj se lojtarët akoma besojnë tek unë, por ju duhet t’i pyesni ata”, u shpreh ai.Francezi më pas tha se nuk është ndonjë turp i madh ose diçka e ngjashme pasi ndodhi ky eliminim.

“Këto gjëra ndodhin në futboll. Një ditë tjetër ku ndjejmë dhimbje, nuk na pëlqen të humbasim. Ne do të vazhdojmë të luftojmë përpara për trofetë e mbetur”, përfundoi ai.

Më Shumë

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

Lajmet e Fundit