Zidane nuk fton Balein për ndeshjen ndaj Sevillias

Ditën e sotme, Real Madrid luan ndaj Sevillas në shtëpi.

Për këtë sfidë trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane do të ketë në dispozicion sulmuesin Karim Benzema, i cili është rikthyer nga një dëmtim.

Mirëpo ajo që bie në sy nga lista e të grumbulluarve nga ana e trajnerit francez është mungesa e Gareth Bale.

Sipas asaj që raporton “AS” uellsiani nuk vuan nga ndonjë lëndim.

Media spanjolle raporton se Zidane nuk ka më nevojë për Bale dhe për këtë arsye e ka lënë jashtë, duke i hapur rrugë kështu një transferimi të mundshëm të lojtarit.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit