Zjarrfikësi nga Suhareka: Nëse ka nevojë ne jemi të gatshëm për intervenime edhe në Durrës

Enver Shabani, zjarrfikësi nga Suhareka, i cili ka shkuar në Shqipëri për të ndihmuar për operacionet e kërkim-shpëtimin pas tërmetit të së martës, tha se në Thumanë sot në ora 4 të mëngjesit kanë përfunuar të gjithë kërkimet.

Ai në një intervistë për Klan Kosovën tha se kanë pasë disa vështirësi gjatë këtyre operacioneve si pasojë e tërmeteve të vazhdueshme që kanë qenë.

“Tani është bërë dita e tretë që ne jemi duke punuar vazhdimisht në kombinim me të gjitha njësitet operative nga Shqipërisa, Greqia, Italia, Serbia dhe vendet tjera për të shpëtuar të gjallët dhe për të nxjerrë ata që humbën jetën”.

“Ne kemi pasë vështirësi gjatë punës sonë sidomos kur ka pasë lëkundje të shpeshta të tokës të cilat na e vështirësuan punën”.

“Sot në Thumanë kanë përfunduar të gjitha kërkimet në ora 04:00 të mëngjesit, ne jemi duke pritur nëse na ka nevojë edhe për në Durrës”, tha Abazi për klankosova.tv.

Më Shumë

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

Lajmet e Fundit