15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Më zuri liria në rrugë

Sahit Osmani 

I mungova atdheut në ditën e lirisë
Po kthehesha nga dëbimi i dhunshëm

(Armiku në rrathë ferri me darë na pat shtrënguar
E dhimbshme ishte rruga
Plagët kullonin gjak deri në palcë të shpirtit)

S’dija të qaja a t’i gëzohesha trishtimit
Liria më zuri në rrugë
Kthimi ishte i madhërishëm
Atdheut i mungova në ditën e lirisë
Nuk iu gjenda në çastet më të vështira
Ai më priti gëzueshëm edhe pse i vrarë e i djegur

(Po a mund të shkilen yjet në qiell
Aq liria e atdheut mund të vritej
Vriten njerëzit e digjen shtëpitë
Po ai shndrrohet si zog feniks
Më i bukur bëhet më i shndritshëm
Liria e tij të zen kudo që të jesh
Nëse me trup e shpirt atij do t’i shërbesh)

Rruga e kthimit ishte tjeter nga ajo e dëbimit
Me lirinë po kthehesha i lirë rrugës së atdheut

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Lajmet e Fundit