Zvëvendësministri Nerjovaj: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin

Zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj thotë se java e parë e tij e punës në këtë pozitë i ka ‘humbur’ me takime njoftuese me stafin e ministrisë.

Në raportin e punës 100 ditore dërguar Kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com thuhet se në këtë javë ai është njoftuar me ministrin, Mahir Yagcilar, sekretarin e përgjithshëm dhe drejtorë të departamenteve në kuadër te MAP-it.

Tutje në raportin e tij thuhet se java e dytë e punës i ka filluar me ndarjen e detyrave nga ministri.

“Në këtë takim ministri më ndau si resor IKAP-in që unë ta mbikëqyrë”, thuhet në raportin e tij.

Ndërsa javën e tretë zëvendësministri e përshkruan si javë më intensive në punë, ngase sic thotë “filluam të intensifikojmë takimet”.

Madje këtë javë, Nerjovaj thotë se ka përfaqësuar ministrin në mbledhjen e qeverisë.

Javën e katërt ai e përshkruan si javë të frytshme.

“Prandaj këtë javë organizova takime mes IKAP-it dhe Departamentit Ligjor të MAP-it në plotësimin dhe evidentimin e mangësive.. patëm dy takime shumë të frytshme dhe besoj që brenda javës do të kemi gati dokumentin [Rregulloren e IKAP]”, përfundon raporti i tij.

Raportin e plotë të zv.ministrit mund ta lexoni KËTU.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit