9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Zvicër: Shqiptari dënohet me burg përjetë

Një shqiptar u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia zvicerane, pasi akuzohet për vrasjen e shokut të tij në vitin 2009 për një borxh prej 30 mijë frangash zvicerane.

Gjyqtari i çështjes e cilësoi vrasjen si një “ekzekutim të vërtetë”.

Shoku i tij kishte marrë të dashurën me vete, ndërsa kishte hipur në makinën e 39 vjeçarit nga Kosova, teksa ky i fundit e qëlloi me pistoletë për ta hedhur viktimën më pas në një përrua. 39 vjeçari është dënuar edhe në Itali me 22 vite burg për një vrasje tjetër.

I akuzuari ka mohuar në vijimësi akuzat e ngritura. Vendimi u mor nga gjykata e Rrethit Affoltemer pjesë e kantonit të Zuriut (Zurich).

“Nuk kishte asnjë provë”, argumentoi shqiptari në një deklaratë personale, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm. “Ky është një skandal i madh”, tha i dënuari përpara Prokurorit. “Zvicra nuk është Koreja e Veriut”.

Akuza e Prokurorisë është ngritur mbi deklarimet e të dashurës së viktimës, e cila në momentin e krimit ishte në pjesën e pasme të automjetit.

Dënimi nuk është përfundimtar pasi mund të dërgohet në Gjykatën e Lartë të Zuriut. 39vjeçari mbetet në paraburgim deri në një njoftim të mëtejshëm.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, gjyqtari zgjati paraburgimin nga gjashtë muaj deri në mesin e tetorit. /Ora News/

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, policia u gjen 6.70 gramë marihuanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Prizren pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e...

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Lajmet e Fundit