17.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Zvicra më e mira

ZviceraRajonet ku punojnë më shumë në vend të parë renditet rajoni i Northern-Kanton, Koshin, në Japoni, në vendin e dytë North Dakota në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vend të tretë rajoni i Aland në Finlandë.
Në se do t’i besohet statistikave të botuara në muajin qershor të këtij viti, Zvicra është një nga vendet ku jetohet “më mirë”, në gjirin e Organizatës së Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OCDE).
OCDE-ja ka renditur një seri të dhënash për rajonet e vendeve anëtare të saj, me qëllim që të eksperimentojë një mënyrë të re të vlerësimit të cilësisë së jetës.
Kriteret e zgjedhura për klasifikim përfshinin treguesit si më poshtë:
Përqindja e banorëve të cilët, të paktën kanë nivelin e arsimimit të mesëm;
përqindja e punësimit;
përqindja e papunësisë;
të ardhurat bruto për banorë;
përqindja e vdekjeve për 100 000 banorë ;
përqindja e vdekshmërisë;
jetëgjatësia;
përqindja e pjesëmarrjes në votime;
Aksesi në internet me një shpejtësi të lartë.
Punësimi, pasuria zvicerane.
Duke krahasuar 367 rajone të OCDE-së, Zvicra është kampione e mirëqenies: të gjitha rajonet e saj renditen në vendet e para të klasifikimit të bërë për disa kritere si niveli i arsimimit, jetëgjatësia, përqindja e punësimit, të ardhurat apo dhe siguria.
Zvicra shkëlqen në mënyrë të veçantë për përqindjen e saj të punësimit: pesë rajone të saj renditen në 10 rajonet me nivelin më të lartë të punësimit,nga 82,6 deri në 85 % të popullsisë.
Kampion për nivelin e punësimit renditet South Island në Zelandën e Re me përqindje punësimi që kap shifrën 85,7 %, për një popullsi më pak se një milion banorë.
Spanja dhe Greqia janë nga vendet më të prekura nga papunësia. Në Spanjë, niveli më i lartë i papunësisë është në rajonin e Ceuta (34.5 %) dhe të Andaluzisë (33.8 %), ndërsa në Greqi rajoni i Greqisë Veriore (24.3 %) dhe i Greqisë qendrore (21.9 %).
Meksika dhe Kili janë vendet më të varfëra të OECD.
Lidhur me çështjen e punësimit, për shembull të dhënat zbulojnë se 22 rajone franceze kanë klasifikime shumë të afërta në përqindjen e papunësisë. Gjithsesi, 21 nga 22 rajonet e Francës renditen në gjysmën e dytë të klasifikimit.
Në jetëgjatësinë e popullsisë, komuniteti i Madridit mban rekordin në vendet antare të OCDE (84 vjeç) me jetëgjatësinë më të lartë ndërsa në Turqi, në rajonin veri-lindor të Anatolisë, jetëgjatësia mesatare është deri 71,1 vjeç. Ndërsa tre nga rajonet franceze bëjnë pjesë në 20 rajonet ku jetohet më gjatë.
Një e dhënë tjetër interesante ka të bëjë me sigurinë, e cila është vlerësuar në studimin e bërë, duke marrë si tregues numrin e vrasjeve për 100 000 banorë.
Franca, ku çështja e sigurisë është rregullisht në debatin politik, konsiderohet të jetë një nga shtetet më të sigurta: 20 nga 22 rajonet franceze renditen në gjysmën e dytë të klasifikimit të rajoneve me më pak vrasje.
Normandia e poshtme është një nga rajonet më të sigurta me 0.8% të vrasjeve për 100 000 mijë banorë. Koriska bën përjashtim me 73 % të vrasjeve për 100 000 banorë dhe është rajoni I tretë më pak i sigurt i OCDE’së.
– See more at: http://politiko.net/zvicra-e-mira/#sthash.xlKheZ6G.dpuf

Më Shumë

Dragashi mbështet gratë me kancer: 500 euro dhe Pap-Test falas

Nga viti 2025, Komuna e Dragashit do të ofrojë një mbështetje financiare prej 500 eurosh për të gjitha gratë e prekura nga kanceri. Përveç kësaj,...

Pensionistët në Prizren kërkojnë rikthimin e ambulancës mjekësore

Organizata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prizren ka kërkuar rifunksionalizimin e ambulancës mjekësore të dedikuar për pensionistët, e cila ishte aktive para...

Lajmet e Fundit