Zvicra nis me lehtësimin e masave

Zvicra ka nisur që të lehtësojë masat e marra gjashtë javë më parë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Këshilli Federal i Zvicrës ka paraqitur një plan trehapësh me anë të të cilit synohet dalja nga izolimi, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Sallonet e frizerëve, të kozmetikës dhe studiot e thonjve, sikurse kopshtet dhe dyqanet e luleve janë të lejuara që të rihapen.

Pastaj doktorëve dhe fizioterapeutëve u lejohet që ta ofrojnë shërbimet për raste jourgjente.

Dyqanet dhe bizneset mund të funksionojnë duke respektuar masat higjienike dhe duke siguruar që konsumatorët ta mbajnë distancën sociale.

Autoritetet federale zvicerane kanë thënë se vënia e mjeteve mbrojtëse nuk është obligative, por sidoqoftë 1 milion maska do të sigurohen çdo ditë nisur nga sot në dy javët e ardhshme.

Më Shumë

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Lajmet e Fundit