8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Zyra pa zyrtar në Komunën e Rahovecit

Zyra për Kadastër në Komunën e Rahovecit ka mbetur pa dy zyrtar gjeometër.

Pasi që, sipas një qytetari i cili ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com shihet se në derën e kësaj zyreje është e vendosur një letër njoftuese me mbishkrimin “Pushim mjekësor”.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër, Afrim Oruqi, i cili konfirmoi se të dy gjeodetët janë në pushim mjekësor.

“Të dytë janë në pushim mjekësor. Nesim Sharku është në pushim që nga 17 dhjetori, ndërsa Miftar Krasniqi është që nga e hëna”, tha Oruqi.

Oruqi tutje bëri të ditur se kjo drejtori ka edhe tre gjeodetë të tjerë për t`ju ofruar shërbim qytetareve.

Më Shumë

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Protestuesit kërkuan dialog dhe rritje të pagave për së paku 30 për qind

Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera me rastin...

Lajmet e Fundit